Apple u gjobit sot nga rregullatorët e Bashkimit Evropian më shumë se 1.8 miliardë euro për rregullat abuzive të dyqaneve të aplikacioneve që kanë rritur çmimet për abonimet e transmetimit të muzikës
Është hera e parë që Apple gjobitet nga Komisioni Evropian dhe është dënimi i tretë më i madh ‘antitrust’ deri më sot, i dyti pas gjobave të mëdha për kërkimin e blerjeve të Google dhe softuerin e telefonave celularë Android.
Apple në mënyrë të padrejtë pengoi zhvilluesit e aplikacioneve të transmetimit të muzikës, si Spotify, që t’u tregonin përdoruesve të iPhone për alternativa më të lira të pagesës jashtë Apple App Store, tha komisioni.
Të tilla dispozita janë kushte të padrejta tregtare që shkelin rregullat ‘antitrust’. Kushtet nuk janë “as të nevojshme dhe as proporcionale” për mbrojtjen e interesave komerciale të Apple.
Sjellja ndikoi gjithashtu negativisht tek klientët “të cilët nuk mund të marrin vendime të informuara dhe efektive” se ku të blejnë abonime muzikore.
Apple tani do të duhet të heqë termat që pengojnë zhvilluesit t’u tregojnë përdoruesve për metodat e tjera të abonimit.