Pasi ish fituesi i “Big Brother Albania 3” Jetmir Salaj është bërë pjesë e BBV mbrëmjen e të shtunës, një deklaratë e tij e një viti më parë për Kiara Titon është bërë virale.
I njohur si mbështetës i Luiz Ejllit, gjatë BBV2 ka qenë ai i cili më së shumti e ka sulmuar Kiarën.
Me rishfaqjen e tij në publik, fjalët e Jetmirit nuk u harruan aq lehtë në opinionin publik dhe janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
“Une jam Kiara: Pretendente per te fituar BBVIP2. Keshilla ime per ju: Hani veze te skuqur mengjes dreke darke Kurre mos lejoni nje mashkull qe tu dashuroj me shume seç dashuroni ju veten… Teknikat se si te sillni nje mashkull verdalle do i tregoj nje here tjeter Ah se harrova: Une di te lexoj”, shkruante asokohe Jetmiri.