Afrona Dika, ish gruaja e artistit të njohur Blero Muharremit, ka shkaktuar një reagim të madh në media sociale pas një podcast-i të saj ku ka ftuar tiktokeren e njohur Malsore, shkruan Neutral Bizz.
Gjatë këtij podcast-i, Afrona duke biseduar me Malsorën e pyet se çfarë do të thotë fjala “opanga” ku Malsorja kundërpërgjigjet me “Gjithqka”, pastaj ndalet.
Në podcast, edhe Afrona Dika dhe Malsorja përdorin këtë moment për të qeshur dhe diskutuar mbi situatën, duke shtuar edhe më shumë mister për ndjekësit e tyre.
Ky reagim nga Afrona Dika ka shkaktuar një debat në rrjetet sociale, me disa njerëz që spekulojnë se ajo po dëshiron të komunikojë diçka indirekt ndaj Bleros, ndërsa të tjerë janë tërhequr nga humor i momentit të shfaqur në podcast dhe duke marrë konotacion bullizues ndaj Bleros.