Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:00 në rrugën ‘Rifat Krasniqi’ në Prizren. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.
Burime kanë bërë të ditur se viktima është Ismet Jedrashi, 52 vjeçar.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.