Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Rifat Krasniqi’.
Burime kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi viktima ishte gjetur i shtrirë në tokë dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Viktima është mashkull i moshës 51-vjeçar, trupi i të cilit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa veprimet tjera do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.