Skuadra e Liverpoolit arriti fitore të madhe në ndeshjen ndaj Nottingham Forest, e vlefshme për javën e 27-të në Premeir League.
Golin për 0:1 e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Uruguait, Darwin Nunez, shkruan Indeksonline
Nunez shënoi me kokë në sekondat e fundit të ndeshjes pas asistit nga Mac Allister.
Me këtë fitore, “The Reds” vazhdon luftën për titull kampion dhe tashmë shkojnë në kuotën e 63 pikëve..