Një shpërthim i fortë ka ndodhur sot në një magazinë në ndërtim në Lushnje të Shqipërisë, ku thuhet se dy persona kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, përfshirë edhe deputetin e PS-së, Bujar Çela.
I afërmi i viktimave të ngjarjes së rëndë në Lushnje, u shpreh se Roland Verçani dhe i biri i tij sot kishin filluar punë në kompaninë që ndodhi shpërthimi i madh.
Ai theksoi se i riu sapo ishte kthyer nga Italia, pasi ishte në emigrim.
Mes tjerash ai shtoi se Rolandi ishte baba i tre fëmijëve, ndërkohë që dhe më parë bënte të njëjtën punë, pra me vinç.
“Janë kushërinjtë tonë, Landin e kemi fis. Ishte dita e parë e punës bashkë më djalin. Punonte me kamion, me vinç. Landi ka dy çuna dhe një gocë. Landi ishte 55 vjeç. Djali ka qenë në Itali, djali kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga emigrimi. Punonin, mirë e kishin gjendjen ekonomike”, tha ai për Euronews Albania.