Shpërthimi në Lushnjë, pas babait vdes dhe i biri

Një shpërthim i fuqishëm ka trdonditur pasditen e sotme qytetin e Lushnjes, ku për pasojë 2 persona kanë humbur jetën.

Për fat të keq nuk ka rritur të mbijetoj nga shpërthimi, Roland Hoxha dhe djali i tij 24-vjeç.

Gjithashtu janë të plagosur dhe 8 persona të tjerë, mes tyre dhe deputeti i PS-së Bujar Çela. Ky i fundit së bashku me dy të tjerë janë nisur drejt Traumës, ndërsa një pacient tjetër ndodhet në intubim për shkak të djegieve që ka marrë.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”-njofton policia.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *