Një person i armatosur me veprime agresive ndaj KFOR-it në veri, arrestohet nga Policia e Kosovës

KFOR ka njoftuar për një incident që ka ndodhur sot në Mitrovicën Veriore, ku një person i dyshuar ka kanosur një patrullë të karabinierëve italianë në afërsi të Urës së Ibrit.

Sipas njoftimit, pjesëtarët e KFOR-it janë detyruar t’i nxjerrin armët si pasojë e agresivitetit nga i dyshuari, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai filloi të sillej në mënyrë agresive ndaj një patrulle të Karabinierëve të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të misionit #KFOR të udhëhequr nga NATO.

Personeli i #KFOR-it u sigurua, përdori armët dhe e urdhëroi atë të ndalonte sjelljen e tij agresive.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme dy ekipe të Policisë së Kosovës. Ata rrethuan dhe arrestuan individin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *