Sot, deçanasit po përjetojnë një ditë të trishtë për vdekjen tragjike të të riut Shkumbin Hebibajt.
Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë sot qëndroi në shtëpinë e Hebibajve për të shprehur ngushëllime dhe solidaritet në këtë moment të vështirë.
I pari i AAK-së poashtu qëndroi te një tjetër familje, familja Luma, që po përballen me dhimbjen e humbjes së familjares së tyre të Shkendijës.
Gjithashtu, sot u zhvillua edhe ceremonia e lamtumires për Gani Komonin, një figurë e respektuar në komunitet për kontributin e tij dhe vlerat njerëzore të larta,ku Haradinaj poashtu ishte i pranishëm.