KFOR del me sqarim: Janë të pabaza deklaratat se po e ndalojmë qarkullimin e disa zyrtarëve kosovarë në veri

Misioni i KFOR-it ka deklaruar se janë të pabaza disa deklarata në rrjete sociale në të cilat pretendohen se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se KFOR-i nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.”

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”, tha KFOR-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *