Barcelona ka marr fitore të rëndësishme dhe bindëse ndaj Getafes me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 26-të të La Ligas.
Katalanasit arritën që në rastin e parë të mirë të shënonin për të marr epërsinë në këtë ndeshje.
Raphinha hapi ndeshjen në minutën e 20-të për 1-0, pas asistimit të bukur të Jules Kounde.
Me të filluar pjesa e dytë, Andreas Christensen asistoi te Joao Felix që shënoi për 2-0.
Tutje vazhdoi trysnia e Barcelonës që gjetën edhe golin e tretë, kësaj radhe me Frenkie de Jong që përfitoi nga asistimi i Raphinhas për 3-0.
Krejt në fund kishte kohë edhe për një gol të Fermin Lopez që mbylli takimin me rezultatin 4-0.
Barcelona tani ka 57 pikë, pesë më pak se Real Madridi që është lider, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.