Donjeta Morina, ylli i muzikës shqiptare, ka nxitur emocione të forta tek audienca e saj duke shpërndarë disa sekuenca nga kënga e re e saj, “Fati”, që pritet të dalë së shpejti, shkruan Gazeta Neutral.
Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të ri, i cili është në fazën e përfundimit dhe pritet të lansohet shumë shpejt.
Reagimet nga fansat kanë qenë të mahnitshme, me shumë prej tyre që shprehin padurim për të dëgjuar këngën dhe për të parë videoklipin e plotë.
Albumi i ri është pritur me shumë entuziast pasi Donjeta në bashkëpunim me Bini Diez, ka treguar një ndërhyrje të re në muzikë me këngë të fuqishme dhe tekstet e saj të thella që prekin zemrat e dëgjuesve.
Me këtë album, ajo shpreh synimet dhe ndjenjat e saj në një mënyrë të re dhe mahnitëse, duke e bërë këtë projekt të jetë një nga më të pritshmit në skenën muzikore shqiptare për këtë vit.