Mimoza Kusari: Rrogën e parë e kam marr duke qepur jelekë dhe veshje tradicionale me ari në Gjakovë

Deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, ka qenë e ftuar në një nga emisionet më të ndjekura televizive së fundmi, “Show i së Premtes me Adelina Ismailin”.

Në këtë intervistë emocionuese, ajo ka hapur dritare për shumë detaje nga jeta dhe karriera e saj, duke bërë të njohura anë të panjohura për shikuesit.

Një M1 Abrams amerikan mund të shihet duke hapur zjarr ndaj rusëve – në videon e …Kush është Robert Ibertsberger, ndihmësi i Franco Fodas që synon ta dërgojë Kosovën në …Çfarë fshihet pas problemit të “plakjes së Italisë”?Escobar: Duam njohje formale të Kosovës nga SerbiaParatë e shitjes së Chelseat të Abramovich janë ende të ngrira, 3 miliardë euro nuk shk…
Drejtuar nga këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, pyetja që shkaktoi më shumë kuriozitet ishte ajo mbi rrogën e saj të parë dhe se çfarë ka bërë me të. Përgjigja e deputetes së Vetëvendosjes (VV) ka qenë e papritur dhe ka nxjerrë në pah një histori të veçantë nga jeta e saj.

“Rroga e parë në fakt nuk ka qenë rrogë klasike, sepse ishim në vitet ’90. Unë kur kam filluar më së pari, ka qenë puna e dorës në Gjakovë, e cila ka qenë karakteristike. Kjo përfshinte qepjen e veshjeve tradicionale shqiptare me ari. E kam marrë si zanat prej nuseve të djemve të axhës së babait, pasi ato deri vonë kanë punuar me traditë. Dhe i pata mësuar disa prej tyre, jo komplet, sepse kurrë s’kam mësuar ta kryej komplet jelekun ose mintonin, por i kam pas mësuar pjesë-pjesë. Edhe i punoja me ari ato në shkollë të mesme,” rrëfeu Mimoza Kusari me ndjenjë dhe nostalgjie.

Kjo përgjigje e deputetes së njohur ka bërë që shikuesit të njohin një anë të re të jetës së saj, një periudhë ku talenti dhe aftësitë artizanale filluan të shfaqeshin.

Qepja e veshjeve tradicionale shqiptare me ari ka qenë pika e filmit për Mimoza Kusari, duke treguar se pas sfidave të ndryshme të jetës, ajo ka gjetur fuqinë dhe pasionin në traditën dhe kulturën shqiptare.

Intervista e plotë dhe rrëfimi i detajuar i deputetes në “Show i së Premtes me Adelina Ismailin” ka rritur interesin e publikut dhe ka shpërthyer komente pozitive dhe inkurajuese në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *