Granit Xhaka ka shënuar një supergol në ndeshjen e Bayer Leverkusen kundër Mainz, në kuadër të Bundesligas.
Xhaka ka shijuar një sezon spektakolar në krye të Bundesligës nën drejtimin e shkëlqyer të Xabi Alonsos.
Ai e festoi golin duke u përkulur kinse është lënduar, duke alarmuar trajnerin e tij, Xabi Alosno, i cili i thirri stafin mjekësor që të interventonte.
Megjithëse, Alonso e kuptoi shpejt se pjesa e festës së Xhakës ishte vetëm një shaka.