Skuadra e Real Madridit ka mbetur pa sulmues për më shumë se 2 javë. Joselu ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës.
Lajmin e ka konfirmuar Real Madrid përmes rrjeteve sociale, me lojtarin spanjoll që i bashkohet listës së gjatë të të lënduarve.
Kujtojmë që të lënduar te skuadra e Carlo Ancelottit momentalisht janë lojtarët: David Alaba, Bellingham, Camavinga, Carvajal, Courtois dhe Militao.