Shënoi tre gola ndaj Milanit, por festa i kthehet në hidhërim

Benjamin Bourigeaud shkëlqeu të enjeten mbrema në ndeshjen Rennes – Milan.

Sulmuesi francez shënoi tre gola ndaj shtatë herë kampionit të Evropës, në ndeshjen e dytë të 1/16 së Ligës së Evropës.

Edhe pse Rennes fitoi ndeshjen me rezultat 3-2, u eliminua nga gara pasi kishte pësuar humbje 3-0 në ndeshjen e parë.

Pas ndeshjes Bourigeaud morri një lajm të keq, pasi shtëpia e tij  ishte grabitur derisa po festonte golat ndaj Milanit.

Mesfushori ka denoncuar ngjarjen dhe forcat policore po punojnë për zbardhjen e saj dhe kapjen e keqbërësve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *