Ledjona shpërthen ndaj Meritonit: O i paaftë, nuk je i aftë të luash vetëm

Meritoni dhe Ledjona janë përplasur dhe kanë ironizuar njëri-tjetrin në “Big Brother Vip”, teksa banori i kërkonte asaj të linte lojën e rezistencës, pasi ai donte ta fitonte Vesa.

Kjo e fundit i është përgjigjur ashpër duke i thënë se nuk dorëzohet, ndërsa i ka thënë “i paaftë” dhe se ai nuk di të luajë vetëm.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Vesa po du me e fitu lojën. Të drejton gjenerali ty (Juli).

Ledjona: Po ku je ti mo? Po ik mo rri me Ilnisën atje, boll bërë papagallin këtu, se nuk flet as bukur që të të dëgjoj.

Meritoni: Të paktën e kam dialektin e bukur

Ledjona: Dialektin e paç me jetë edhe shumë i bukur është, por a ka mundësi të më ikësh nga sytë. Qenke stresuar komplet. Po pate mendere dili ballë për ballë vet, mos i dilni katër veta. Tek e tek. Të ka ngrënë.

Meritoni: Lëre lojën ik e qetësohu. Je zverdhur. Lere lojën.

Ledjona: E kam nga i ftohti ndoshta. Nuk dorëzohem si ty unë. O njeri që jeton më mundësitë e të tjerëve në jetë. O i paaftë, nuk je i aftë të luash vetëm. Ec!

Meritoni: Hajde ushtare hajde.

Ledjona: Ik zari andej, ço ndonjë fjalë andej. Bebiii.. pi një çikë qumësht. A sa grop është ky, është gjynah për zotin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *