Genti një artist i njohur në skenën muzikore shqiptare me prejardhje nga Belgjika, ka lansuar këngën e tij më të re, “Propagante”, shkruan Gazeta Neutral.
Ai është një këngëtar dhe këngëshkrues i talentuar, i cili ka arritur të bëjë emër në muzikën moderne shqiptare. Genti ka filluar karrierën e tij muzikore në moshë të re dhe me kalimin e viteve ka arritur të ndërtojë një imazh të pasur me këngë të suksesshme.
Në bashkëpunim me producentin e njohur “Bini Diez” ,Gent ka sjellë në skenën muzikore këngën e re “Propagante”.
Ky bashkëpunim është pritur me kureshtje dhe entuziazëm nga fansat e tij dhe të dashamirësit e muzikës shqiptare. “Propagante” përfaqëson një këngë me tekst të thellë dhe të prekshëm, e cila synon të reflektojë realitetin shoqëror të kohës së sotme.
Ai shpreson që kjo këngë të arrijë të ndikojë në dëgjuesit e tij dhe të sjellë një ndryshim pozitiv në perceptimin e tyre të botës.Genti është një artist që vazhdon të eksperimentojë me zhanret dhe stilin e tij muzikor, duke sjellë gjithmonë projekte të reja dhe inovative në skenën muzikore shqiptare. Ai është një figurë e rëndësishme në industrinë e muzikës dhe pritet të vazhdojë të sjellë suksese të reja në karrierën e tij.