Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, prej kohësh është përfolur për një lidhje dashurie.
Këngëtari u raportua për një romancë me modelen Adrola Dushi, ndonëse nuk është pohuar asnjëherë nga dyshja.
Duke qenë se është aktiv në rrjete sociale, ai së fundmi mori vëmendje me një video të ndarë në TikTok.
“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.
Fansat më pas nuk munguan me reagime, duke shkruar postime të tjera të këtij lloji.