Kanë përfunduar të tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës në Gjilan, Drita e ka mposhtur Ballkanin me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Juan Mesa në minutën e 62’.
Fitore sot regjistroi edhe Malisheva, e cila e mposhti si mysafire Prishtinën me shifrat 2:0.
Kjo ishte fitorja e dytë e këtij sezoni e Malishevës kundër Prishtinës, e cila po shihet të jetë “mace e zezë” për kryeqytetasit.
Golat te Malisheva i shënuan Altin Aliu (minuta e 33’) dhe Drilon Hazrollaj (minuta e 88’).
Fitorja e Dritës sot ishte lajm i mirë për Llapin, i cili tani është vetëm katër pikë larg Ballkanit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Drita 1:0 Ballkani
Feronikeli ’74 0:0 Gjilani
Prishtina 0:2 Malisheva