Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, e kjo shpesh ndodh edhe në ambiente sportive, ku tifozët kapen me gjësende të kundërligjshme.
Një rast i tillë është zbuluar sonte në Gjakovë, ku u mbajt finalja dramatike mes KB Trepçës dhe KB Sigal Prishtina.
Burime kanë bërë me dije se jashtë palestrës sportive ‘Shani Nushi’ një person është kapur me armë ilegale. Sipas burimeve, i njëjti dyshohet të ketë qenë tifoz i KB Trepça.
Armët janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.