Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gllavicë të Lipjanit, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një veturë.
Sinjali mëson se 52-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se hajnat ia kanë vjedhur veturën e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë.
Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’.