Stresi ka bërë një reagim të papritur pas deklaratave të Sarës në “Big Brother VIP” se ka lënë pezull lidhjen me boksierin Jurgen Uldedaj.
Në një postim në Instastory, Stresi shpreh keqardhjen e tij për sjelljen e Sarës, duke shkruar se ka tejkaluar limitet personale për famë.
Sara në një bisedë me Erjolën tha se ende mban kryqin që Jurgeni i kishte dhënë dhe se shpreson për fitoren e tij në ndeshjen e boksit që ndodhi dy ditë më parë.
“Le një super djalë jashtë që e priste dhe me besim e lejoi të futej në BB dhe pastaj flet në oborr me Erjolën që i mban kryqin që i ka dhuruar dhe shpreson që ai të fitojë sot “në boks”.. puthet dhe i kërkon llogari bardhecit thu se ka 3 vite me të, çdo gjë vetëm e vetëm për famë dhe për të vazhduar të rrijë në BB. Të humbësh udhën dhe të tejkalosh limitet e tua personale për famë kjo është për të ardhur keq! Ps megjithëse forca e zakonit,” shkruan Stresi në postimin e tij.