Catania njofton se ka fituar të drejtën e paraqitjeve sportive të futbollistit shqiptar Emanuele Ndoj.
Mesfushori, i cili ka luajtur 6 ndeshje me kombëtaren shqiptare dhe ka shënuar kundër Ukrainës, ka veshur fanellën e Brescias nga viti 2016 deri në sezonin aktual, duke kontribuar në sezonin 18/19 në ngjitjen në Serie A me 3 gola dhe 6 asistime në 28 ndeshje.
Ndoj mban me fanellën e Brescias plot 143 ndeshje të luajtura, ku në total ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 11 herë.
Lojtari shqiptar është rirtur me të rinjtë e Padovas dhe Romës, ku me kryeqytetasit, ai ishte ndër protagonistët e mëdhenj të Sucdettos Primavera në vitin 2016.
Ndoj tashmë ka një kontratë me Catania deri më 30 qershor dhe me një opsion rinovimi nëse plotëson kushtet e klubit.