Sabahudin Uka, mërgimtar nga Podujeva, ka ngritur një shtatore për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në fshatin Peran të kësaj komune. Zbulimi i shtatores do të bëhet nesër më 14 shkurt në orën 12:00.
Ai ka thënë se po i vjen keq prej fshatit Peran të Podujevës që është në dalje të Prishtinë, pasi Syla thotë se “pa i pyetur askush i vendoset kjo shtatore e Kurtit”.
“Po më vjen keq prej katunit Peran se është në dalje të Prishtinës, bash në kufij Llap-Prishtinë. Pa i vet hiq jau qet këtë”, ka thënë Syla.
“Ky është niveli i populizmit”, ka vazhduar Syla duke thënë se Kurti me propagandën e tij e ka prodhuar këtë.
“Kjo është një tendencë e mentalietit tonë të tranzicionit populist, me mitin e fundit të Albin Kurtit. Me i tha këtij a ke me u kthy, thotë kurrë. Ky vjen dhe ta len një shtatore. Kjo është çfarë ka prodhu Albin Kurti”, shtoi Syla.