Kanë dalur sot në shitje biletat për meçin e radhës të Florian Markut.
Indeksonline raporton se çmimet e biletave për meçin që do të zhvillohet në O2 Arena në Londër, variojnë mes 30 dhe 350 paund britanikë.
Meçi i shumëpritur i Markut do të mbahet me 31 mars.
“Përshëndetje të gjithëve. Biletat sot dolen në shitje për ndeshjen e radhës. Mbas 2 vite e gjysëm, rikthehem në Londër në O2 Arena. Ju pres të gjithve atje” ka thënë Marku.
Boksieri shqiptar do të ndeshet me Chris Kongon.