Lista Serbe ka thirrur protestë në veri të Mitrovicës kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës e cila e ndalon përdorimin e dinarit.
Ndonëse kjo protestë është thirrur për pensionistët si shenjë reagimi ndaj vendimit të BQK-së, në këtë protestë shihen edhe të rinjtë, por edhe nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq e disa zyrtarë të tjerë të këtij subjekti politik.
Ajo që vihet re, është edhe një flamur rus vendosur në njërin prej lokaleve, në të cilin shkruan “Rusia”.