3 ish-Banorët e BBVK, e “kallin” nejën

Një ngjarje e papritur ka mbushur rubrikat e lajmeve, pasi tre ish-banorë të Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasalihu, Ardi Gashi dhe Mirdon Pacolli janë parë se bashku në një lokal në Gilan, shkruan Gazeta Neutral.

Në këtë event ku përformuan dy artistët Ardi dhe Mirdoni, lokali shihet të jetë i mbushur me fansa dhe frekuentues të lokalit, ku pjesë e tyre ishte edhe Vesa.

Pamjet e kësaj mbledhjeje të pazakontë janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke sjellë emocione të ngrohta dhe nostalgji për kohën e shkëlqyer të shfaqjes së Big Brother VIP Kosova.

Fansat ishin tejet të lumtur që kjo treshe vazhdoi shoqërinë edhe jashtë shtëpisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *