Një person është gjendur pa shenja jete në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë viktima është gjetur i vdekur në banesën e tij.
“Prishtinë NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.