Dyfishohen dhe trefishohen shtesat për fëmijë, Albin Kurti prezanton skemën e re të mbështetjes për nënat

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritje të shtesave për fëmijët. Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se shtesat po dyfishohen për shumicën e nënave e në disa raste edhe trefishohen.

“Kemi edhe një lajm të mirë, skemën e shtesave po e sjellim me rritje të shtesave që po i dyfishojmë për shumicën e nënave e në disa raste edhe trefishojmë kur nëna ka tre fëmijë apo më shumë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se për fëmijën e parë dhe të dytë shtesat e reja do të jenë 20 euro në muaj për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë shtesat do të jenë 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve.

“Një nënë me një fëmijë merr 20 euro në muaj, një nënë me dy fëmijë merr 40 euro në muaj, e një nënë me tre fëmijë merr 90 euro, për çdo fëmijë pas të tretit vlen shtesa prej 30 euro në muaj për secilin”, tha Kurti. /Telegrafi/

Shiko foton:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *