Ky është personi i cili mbeti i vrarë në konfliktin e armatosur sonte në Aktash

Një përleshje e rëndë me armë ka tronditur lagjen Aktash të Prishtinës, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas burimeve të gazetës “Neutral”, personi që ka mbetur i vrarë nga ky incident është identifikuar si Premtim Gashi, i cili është nip i familjes Capat.

Burimet konfirmojnë se ngjarja ka të bëjë me konfliktet e vazhdueshme mes familjeve Sekiraqa dhe Capat, të cilat kanë pasur mosmarrëveshje në të kaluarën. Të plagosurit e tjerë janë identifikuar si Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *