Ekskluzive: Këta janë pesë personat që mbetën të plagosur në përleshjen e përgjakshme në Aktash

Një përleshje e përgjakshme me armë ka ndodhur në lagjen Aktash të Prishtinës, ku pesë persona kanë mbetur të plagosur. Sipas burimeve të Gazetës Neutral, ngjarja e rëndë dyshohet të jetë rezultat i konflikteve të vazhdueshme mes dy familjeve të njohura në kryeqytet, familjes Sekiraqa dhe familjes Capat.

Burimet tona konfirmojnë se të plagosurit e këtij incidenti janë Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi. Ndërkohë, policia po heton lidhjet mes këtij incidenti dhe një ngjarjeje të mëparshme ku një anëtar i familjes Capat u plagos disa muaj më parë, duke e bërë këtë përleshje të fundit një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve mes dy familjeve.

Policia e Kosovës ka shtuar prezencën në zonë dhe po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të përleshjes dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë incident të dhunshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *