Fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë.
Gjykata e Fierit më datën 26 shkurt në orën 12:45 do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të prokurorisë ku do të japë edhe pretencën për Ejllin.
Seanca për tu paraqitur ishte caktuar data 12 shkurt por që me pas u shty për datën 26.
Prokuroria atje kërkon ta shpallë fajtor Luiz Ejllin për falsifikim të dokumentave e kryer në bashkëpunim.
Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, për këtë veper penale në bazë të kodit të procedurës penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.
Pasi prokuroria të japë pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëjë mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendosë.
Shiko foton: