Legjenda e futbollit, Zlatan Ibrahimovic ka folur për fenë dhe ka shpjeguar pse nuk e ka “marrë” fenë e prindërve të tij, duke përmendur në një moment vdekjen e vëllait të tij.
Suedezi është një nga personalitetet më intriguese në botën e futbollit. Gjatë turneut të Milanit në SHBA, ai nuk hezitoi të flasë për temën e ndjeshme të fesë, që është objekt debatesh e madje edhe përçarjesh në shoqëri.
Por Zlatan Ibrahimovic nuk brengoset dhe e hapi zemrën në një intervistë për “The Athletic”.
“Por ju jeni djali i një katolike dhe i një myslimani – a jeni fetar?”, ishte pyetja të cilës Ibra iu përgjigj shpejt: “Jo. Unë besoj në respekt. Pra, nëse unë ju them, “vetëm Zoti mund të më gjykojë”, kë synoj?”.
“Unë do t’ju jap një shembull perfekt”, vazhdoi ai. “Kur vëllai im vdiq, ai kishte leucemi. Ku ishte Zoti ta ndihmonte? Ju e falënderoni Zotin çdo ditë, i luteni Zotit. Por ku ishte Zoti atëherë? Në botën time, unë jam Zoti im. Kjo është ajo që besoj. Dhe kjo është mendësia ime”, tha Ibra.
Zlatan ka lindur në Malmo të Suedisë, por nga një martesë e emigrantëve – nëna e tij Jurka është kroate dhe babai Shefik nga Bosnjë e Hercegovina – i cili shkoi në Skandinavi në kërkim të një jete më të mirë.