Rast i dhimbshëm: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht në fshatin Doblibarë të Gjakovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Doblibarë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht. Viktima u gjet i varur dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për Alfred Prenka, i moshës rreth 26-vjeçare.Njësitë policore tashmë kanë intervenuar, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.“Rreth orës 16:30 është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në vendbanimin e tij në fshatin Doblibare-Gjakovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë do të dërgohet në IML për obduksion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *