Sot në Paris të Francës hidhet shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Shorti nis nga ora 18:00, derisa Kosova dhe Shqipëria do të mësojnë edhe kundërshtarët.
Shortin live mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.
Ekipi “Dardan” bën pjesë në Ligën C dhe si kundërshtarë mund t’i ketë shtetet si: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Lituania ose Gjibraltari, Estonia dhe Letonia.
Kurse “Kuqezinjtë” si kundërshtarë të mundshëm mund t’i ketë këto shtete: Austria, Çekia, Anglia, Uellsi, Finlanda, Ukraina, Islanda, Norvegjia, Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.
Ndeshjet e para pritet të zhvillohen nga datat 5-7 shtator.