Në një zhvillim të fundit, burime të sigurta për gazetën Neutral kanë konfirmuar arratisjen e Faton Hajrizit nga burgu, ku po vuan dënimin për vrasjen e një shtetasi rus. Kjo është hera e nëntë që Hajrizi ka arritur të arratiset, shkruan Neutral Bizz.
Faton Hajrizi, i njohur për arratisjet e tij të shpeshta nga burgjet, ka arritur përsëri të sfidojë autoritetet dhe të largohet nga qelia. Detajet e arratisjes së fundit ende nuk janë bërë publike, por burimet tona kanë konfirmuar se Hajrizi është larguar pa lënë gjurmë.
Gazeta Neutral do të vazhdojë të ndjekë nga afër këtë çështje dhe të informojë lexuesit me detajet më të fundit mbi këtë rast.
Kush është Faton Hajrizi?
Faton Hajrizi, i cili është i dënuar për vrasjen e një ushtari rus, kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare.
Në kohën kur ishte vetëm 15 vjeçar ai i’u afrua njërit nga ta për ta falënderuar, për ndihmën që i kishin dhënë Kosovës. Por, në fakt ushtari të cilit i’u afrua Hajrizi ishte një rus. Me të ai nisi një fjalosje derisa në mes të Skënderajt, Faton Hajrizi, ia kishte marr armën ushtarit rus dhe e kishte vrarë.