Abdixhiku ia nxjerr Kurtit videon ku premtonte 160 çerdhe dhe që i ka realizuar vetëm 4: Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje në Facebook ka thënë se nuk është realizuar premtimi i kryeministrit Kurti për 160 çerdhe të reja dhe shujta falas për nxënësit e klasëve 1-5.

Ai ka publikuar një video ku Kurti dëgjohet duke thënë: Do të kujdesem që për fëmijët tuaj të krijojmë vende të mjaftueshme në çerdhe duke i shtuar edhe 160 cerdhe në gjithë vendin, dhe të kemi shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Abdixhiku ka shkruar se valuta e vetme në politikë është fjala e dhënë dhe zotimi i bërë.

Ai ka thënë se vetëm 4 çerdhe janë realizuar dhe se fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë.

“Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë. 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara. Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *