Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se Qeveria nuk preokupohet për problemin e furnizimit të FSK-së me ushqim.
“Vetëvendosja e ka hallin te tenderët. Komplet, i madh e i vogël brenda kësaj partie sot hallin më të madh e kanë për tenderët”, tha ajo në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Deliu tha se Qeveria e ka vendosur në situatë të vështirë edhe Policinë e Kosovës, duke përmendur protestën e policëve elitarë.
“S’kam besu që në vitin 2024 ne mblidhemi me folë për a kanë bukë sot ushtarët e Kosovës, a do të kenë bukë nesër qytetarët e Kosovës”, tha ajo.