Ibishi: Policia nuk instrumentalizohet, po kryen detyrat sipas ligjit

Njohësi i çështje të sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se Policia e Kosovës nuk po instrumentalizohet nga Qeveria për veprimet në veri.

Ai ka thënë se ata po kryejnë detyrat sipas ligjit.

Policia e Kosovës nuk instrumentalizohet ajo i kryen detyrat në bazë mandatit ligjor dhe unë mendoj se nuk do të jetë një dorë e zgjatur e politikës në kuptim të dhënies së detyrave jo ligjore”, ka thënë Ibishi në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Ai duke folur për raportimet se edhe ndaj Policisë së Kosovës janë vendosur masa si pasojë e vperimve në veri, ka thënë se është lajm i mirë që kjo u demantua nga vet policia.

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele në veri kishte thënë se policia po instrumentalizohet.

Në këto zhvillime edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ditë më parë në emisionin “InfoNata” tha se janë duke u vendosur masa edhe nga policisë si rezultat i moskoordinimit të veprimeve në veri nga Qeveria e Kosovës.

Por këto pretendime i ka mohuar Policia e Kosovës por edhe ambasada amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *