Qeveria miraton kërkesën e Komunës së Shtimes për dhënien në shfrytëzim të disa pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Komunës së Shtimes për dhënien në shfrytëzim të disa pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës, raporton Ekonomia Online

Në mbledhjen e Qeverisë, Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se në këto prona parashihet ndërtim i objektit të Komunës, QKMF-së e tregu i gjelbër. 

“MAPL konform mandatit të saj propozon kërkesën e parashtruar nga Komuna e Shtimës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për pronat Agjencionit Pyjor në realizimin e projekteve për ndërtimin e objektit të komunës, të tregut të gjelbër dhe ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së. Pronat e kërkuara nga Komuna e Shtimes janë të menaxhuara nga Agjencioni Pyjor i Kosovë”, u shpreh Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *