Besian Mustafa do të jetë zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Kështu ka njoftuar ky subjekt politik nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së LDK-së, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet z. Besian Mustafa”.
“Besiani është në mandatin e dytë si deputet; ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.