Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara, por me ulje të lehta të temperaturave kryesisht në vlerat e maksimaleve. Parashihen riga shiu të përcjella me rrufe, ndërsa në zona të izoluara mund të ketë reshje breshëri.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.