Digjen dy automjete të Komunës së Zveçanit

Dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur qëllimshëm nga persona deri tani të panjohur mbrëmë në orët e pasnatës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani

“Sot në mëngjes rreth orës 01.40 dy vetura pronë të Komunës Zvecan janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se kemi të bëjm me zjarrëvënie, ndërsa të lënduar nuk ka
Policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”,  ka thënë Elshani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *