Moti sot: Maksimalja shkon deri në 29 gradë 

Mot stabil dhe kryesisht me diell parashihet ditën e enjte, me pak zhvillime të vranësirave lokale orëve të pasdites.

Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, derisa maksimalet luhaten më afër vlerave mesatare, ndërmjet 26C e 29C, njofton Prishtina Weather.

Frynë erë mesatare veriore e verilindore 5-11m/s.

Periudhë e motit stabil parashihet përgjatë fundjave, me gjasë edhe nga fillimi i javës së ardhshme. Temperaturat gradualisht në rritje deri në 29C e 30C ditën e shtunë, e deri të hënën arrin vlera prej 34C.

Minimalet deri të shtunën zbresin deri në 12C e 13C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *