Rohde për Urën e Ibrit: Stabilitet i arritur nuk duhet të vihet në rrezik nga mungesa e dialogut

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe koordinimit në marrjen e vendimeve për çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

Me këtë deklaratë është pajtuar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai ka thënë se Gjermania i jep mbështetje të plotë deklaratave të Boris Ruge, Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Rohde ka shkruar se stabilitet i arritur nuk duhet të vihet në rrezik nga mungesa e dialogut

“Mbështetje e plotë për të gjitha aspektet që përmend @RugeBoris. Gjermania po bën pjesën e saj në mbështetjen e @NATO_KFOR-it që nga fillimi i saj, duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin”, ka thënë ai.

“Ky stabilitet i arritur nuk duhet të vihet në rrezik nga mungesa e dialogut apo veprimeve të pakoordinuara” ka shkruar Rohde ku edhe ka shpërndarë deklaratën e Ruge në të cilën ka thënë se “qëndrimi i NATO-s është se çështja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet me dialog”, ka shtuar Rohde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *