Në episodin e fundit të podcast-it “Dheze Mikrofonin” me Bini Diez, këngëtari i njohur Robert Berisha ndau disa informacione ekskluzive mbi projektet e tij të ardhshme muzikore.
Ai bëri të ditur se do të nisë punën për lansimin e albumit të tij të ri në shtator të këtij viti, me synimin që albumi të publikohet në prill të vitit të ardhshëm.
Berisha gjithashtu theksoi rëndësinë e përzgjedhjes së kujdesshme të këngëve për një album të suksesshëm.
Ai shpjegoi se një album duhet të përmbajë maksimumi 8 këngë dhe ato duhet të jenë në përputhje me zhanrin e artistit, për të depërtuar tek audienca. Ky qasje, sipas tij, ndihmon që muzika të jetë më autentike dhe të rezonojë më mirë me dëgjuesit.