Një deklaratë e papritur ka ardhur nga ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Linda Halimi, gjatë një transmetimi live në rrjetin social TikTok.
Linda ka shpërndarë qartazi se ajo vetë ka kërkuar të dalë nga Big Brother VIP Kosova, duke sqaruar se nuk është publiku që e ka detyruar atë të largohet, shkruan Gazeta Neutral
Në këtë sesion live, Linda ka shpjeguar se vendimi për t’u larguar nga reality shoë ka qenë i saj vetëm dhe se ka pasur arsye personale për këtë zgjedhje. “Nuk mund të thuash se publiku më ka detyruar të largohem, pasi vendimi ishte plotësisht im,” tha Linda, duke e bërë të qartë se kjo ishte një zgjedhje e vetëdijshme dhe e lire, ani pse produksioni e ka nxjerr atë si më pak të votuarën nga shtëpia dhe detyrimisht la shtëpinë
Reagimet ndaj kësaj deklarate kanë qenë të ndryshme, me disa të mbështetur që e respektojnë vendimin e saj, ndërsa të tjerë që kanë shprehur përçmim për mënyrën se si u komunikua largimi i saj. Linda vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, duke nxitur debate dhe komente në rrjetet sociale për vendimet dhe veprimet e saj në Big Brother VIP Kosova.