“A je mirë” është kënga më e re që i është shtuar listës së muzikës shqipe.
Elinel dhe Muma kanë sjellë këtë këngë gjatë mbrëmjes së 8 shkurtit.
Për tekstin janë kujdesur vetë artistët, ndërsa është përpunuar nga “Cricket Music”.
Për më pak se 20 minuta që nga lansimi, kënga ka arritur të numërojë rreth dy mijë klikime.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë i artistëve. Para dy vjetësh ata kanë sjellë këngën “Për tradhtinë”.